Friday, March 22, 2024

BASHKESIA DIBRANE URON 80 VJETORIN E Prof. BUJAR KAPEXHIUT


                                 BUJAR KAPEXHIU 


Shoqata "Bashkësia Dibrane", një ndër shoqatat  dhe  organizatat e para patriotike, kulturore dhe sociale, pjesë e komunitetit tradicional të dibranëve në Tiranë, ka kënaqësinë e veçantë të urojë, sot me 22 MARS, 80 vjetorin e lindjes së BUJAR KAPEXHIUT.


Prof. Bujar Kapexhiu "Nder i Kombit", artist, karikaturist, regjisor, skenarist, pedagog i arteve dhe si pjesë e komunitetit dibran në Tiranë,  vlerësohet për roli dhe kontributin e tij shumëdimensional, në kinomatografi dhe teatër.

Këtë urim ja përcjellim z. Kapexhiu sëbashku me familjen e tij, znj. Veda Kapexhiu Mokini, 

dhe  dy fëmijëve Ketrina dhe Kledi, dhe me mbesat e familjes.


Urimi përcillet nga:

KRYESIA dhe KESHILLI I TE URTEVE

"BASHKESIA DIBRANE"

TIRANE-SHQIPERI





Saturday, March 9, 2024

SHOQATA "BASHKESIA DIBRANE" DHURON DISA BOTIME PER LEXUESIT E BIBLIOTEKES SE TIRANES



Sot më datë, 9 Mars 2024, përfaqësuesit e shoqatës "Bashkësia Dibrane" dhuruan disa botime me karakter historik, monografi, studimor dhe letrar, Bibliotekës "Hamit Beqja", Njësia Administrative nr.8, e kryeqytetit. 

Kjo iniciativë, është tashmë një traditë e shoqatës dhe komunitetit dibran të Tiranës, për miqtë dhe lexuesit e rinj të librit dhe botimeve, por dhe ato në moshë, për këtë biblioteke  komunitare, e cila është e stilit modern dhe me shërbim efikas.

Shoqata "Bashkësia Dibrane", do të vazhdojë të kontribuojnë vazhdimisht me pasurimin e rafteve të kësaj biblioteke,  duke i dhuruar botimet nga krimtaria artistike, historike, letrare apo dhe ajo shkencore kësaj  qëndre të leximit, nga vetë autorë të komunitetit dibran që jetojnë prej shumë vitesh në Tiranë.

 Duke filluar nga botimet e veteranëve të mendimit kombëtar e patriotik  si: Haki Sharofi, Sami Gonxhe, Haki Stërmilli, Ismail Strazimiri, Vehbi Dibra, Faik Ballanca, Hiqmet Gonxhe, Abdurahman Shatku, e deri tek brezi më i ri si: Gëzim Erebara, Drita Agolli, Tofik Jegeni,  Arian Kadiu,  Bujar Kapexhiu, Agron Tufa, Suzana Varvarica, Remzi Zeqja,  Roald A. Hysa, Halil Rama,                          Hysen Dervishi etj.

Me këtë qëllim SHBD, fton dhe i bën thirrje studiesve, autorëve dhe shkrimtarëve të komunitetit dibran të Tiranës,  që disa nga botimet e tyre t'ja dhurojnë kësaj biblioteke me kontaktet si mëposhtë;


Adresa: BIBLIOTEKA "Hamit Beqja", Rr. "Thanas Ziko" kati I, (pas shkollës së Kuqe) Tiranë.  Orari i pritjeve me publikun: 08.30 deri në 18.30 


KRYESIA DHE KESHILLI I TE URTEVE

BASHKESIA DIBRANE

TIRANE-SHQIPERI




Friday, February 16, 2024

GEZUAR DITEN E PAVARESISE REPUBLIKA E KOSOVES

GEZUAR DITEN E PAVARESISE                                                                                                  REPUBLIKA E KOSOVES !

SOT, 16 VJET NGA KJO NGJARJE HISTORIKE PER MBARE SHQIPERINE,  KOSOVEN,   TREVAT SHQIPTARE DHE DIASPOREN E MIQTE E SAJ,  EURO-ATLANTIK.


                                





Tuesday, February 13, 2024

104 VJETORI I TIRANES KRYEQYTET I SHQIPERISE, I SHQIPTAREVE, I DIASPORES, I MERGATES SHQIPTARE DHE I MIQVE TE SAJ


                                                    

Vlerësimi i SHBD-së nga ana e Shoqnia "Tirona Autokton", e dielë, 11 Shkurt 2024


Shoqata "Bashkësia Dibrane", si një ndër shoqëritë dhe klubet më të vjetra dhe historike, me karakter patriotik, kombëtar dhe përfaqësuese e komunitetit dibran të Tiranës, përulet me respekt dhe mirënjohje të thellë, për vlerat dhe shembullin e veçantë që karakterizon Tiranën dhe komunitetit e saj historik, si dhe trashëgiminë kulturore dhe bashkëjetesën mes dy komuniteteve tradicionale në vend.

Gjejmë rastin, me këtë qëllim të jemi falenderues dhe mirënjohës të gjithë atyre eruditëve, patriotëve dhe intelektual të urtë, që e shpallën Tiranën kryeqytet të shtetit Shqiptar!

Tirana dhe qytetarët e saj meritojnë më shumë !

Kënaqësi e veçantë që të falenderojmë dhe ti jemi mirënjohës për aktivitetin e vlerësuar dhe të dalluar që organizojë me rastin e 104 vjetorit të Tiranës kryeqytet, Shoqnia "TIRONA AUTOKTONE,           si përfaqësuese e denjë e qytetarisë, njerëzillikut dhe vlerave të intelektualëve të Tiranës.

Me këtë aktivitet, organizuar me mjaft profesionalizën dhe seriozitet nga ana e shoqnisë "Tirona Autoktone", kjo shoqatë e cila ka një rrugëtim të shkurtër por me mjaft seriozitet e aktivitete dhe program të larmishëm, vlerësoj me titullin: "KOMUNITET SHEMBULLOR", shoqatën                          "BASHKESIA DIBRANE", me motivacionin: Për kontributin qytetar, bashkëjetesën harmonike dhe mirënjohjen e pakufishme të shprehur ndaj komunitetit tironas autokton"

Vlen pët tu vlerësuar dhe falenderuar posaçërisht, roli i veçantë i znj. Majlinda Saraçi, kryetare e shoqnia "Tirona Autokton", mbështetëses dhe lobueses së SHTA-së, shqiptaro-amerikane Dr. Lindita Çoku dhe aktivistes së njohur, organizatorja  dibrano-tiranase, Prof. Asoc. Dr. Flavia Kaba,  për të gjithë mbarvajtjen e aktiviteteve të SHTA-së dhe programit të shoqatës.

Edhe  Kryesia dhe Këshilli i të Urtëve, i shoqatës "Bashkësia Dibrane", përfaqësuese e drejtëpërdrejtë e komunitetit dibran në Tiranë, e vlerëson në piedestal dhe maksimalisht këtë titull mjaft historik për mbarë komunitetit dibran dhe në veçanti për Shoqatën Bashkësia Dibrane/SHBD.


KRYESIA DHE KESHILLI I TE URTEVE

BASHKESIA DIBRANE

TIRANE-SHQIPERI

Saturday, May 14, 2022

LAMTUMIRA PER PROF. DR. EDLIRA HAXHIYMERI

 

                                      PROF. DR. EDLIRA HAXHIYMERI

                     KRYETARE E LIDHJES SE INTELEKTUALEVE DIBRAN



Të nderuar miq !

Përfaqësues të komunitetit dibran në Tiranë e më gjerë !


Një lajm i trishtë erdhi sot nga gjiri i komunitetit tonë.

U nda nga jeta një nënë, një grua e hekurt dhe një intelektuale

e dalluar si Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri. 

Prof. Haxhiymeri, për disa vite me rradhë ka qënë dhe kryetare

e shoqatës "Lidhja e Intelektualëve Dibran".

Pas rreth 5 vitesh, ajo e humbi betejën me sëmundjen e saj.

Varrimi për të ndjerë, bëhet nesër ora 11.00, drejtimi për në varrezat e Tufinës.


Kryesia dhe Këshilli i të Urtëve i shoqatës "Bashkësiua Dibrane" Tiranë,

i përcjell ngushëllime më sublime familjes, të afërmve,  miqve dhe mbarë komunitetit dibran,

dhe lutet që shpirti i saj të prihet në amshim.


KRYESIA DHE KESHILLI

"BASHKESIA DIBRANE"

TIRANE

SHQIPERI


Wednesday, June 23, 2021

"MARSHI I DJALMENISE DIBRANE"





Të dashur miq !

Ditët e fundit, pas një pune disa mujore, u realizua në formën e videoklipit Marshi Historik i Djalmënisë Dibrane.

Ky marsh në formën artistike të një himni historik, u përgatit nga dy veteran të spikatur të Dibrës, teksti nga Haki Sharofi dhe muzika nga Sami Gonxhja, duke ngritur në piedestal heroizimin dhe patriotizimin e kryengritjeve Shqiptare dhe në veçanti nga trimat dibran që dhanë jetën e tyre në betejën e vitit 1921 për liri dhe pavarsi, kundër pushtimit sllavo-malazes.

Me rastin e jubileut të 100 vjetorit të fitores së kësaj lufte, 1921-2021, me kontributin e dallur të  veteranëve dibran si dhe punës së udhëheqësit artistik Prof. Dr. Isak Shehu, dhe me mjeshtrin e dy këngëtarëve të njohur, z. Arif Vladi dhe z. Kastriot Tusha, edhe komunitetit dibran dhe trevës së Dibrës, ka sot si çdo trevë Shqiptare, marshin e vet.

Me këtë rast, edhe Marshi i djalmënisë Dibrane, hyn sot në panteonin e vlerave të arta të trashëgimisë kulturore Shqiptare.

Shoqata "Bashkësia Dibrane", falenderon me mirënjohje të thellë grupin e artistëve për këtë rizgjim të marshit patriotik si dhe të gjithë përfaqësuesit e bisnesit dhe qeverisjes vendore në Dibër dhe Ministrinë e Kulturës për mbështetjen e tyre.

Me kërkesën e shoqatës tonë dhe artistëve, CD e marshit shoqëruar me historikun e saj, do të jepet falas për komunitetin dibran të Tiranës.

Për çdo informacion për të marrë kopjen e CD, kontakoni me email/whatsup/telefon me adresën e shoqatës tonë.


KRYESIA & "KESHILLI I TE URTEVE"

Saturday, May 8, 2021

HOMAZH DHE LAMTUMIRA PER ILIRIAN STRAZIMIRIN

                         HOMAZH I SHOQATES "BASHKESIA DIBRANE"


                               LAMTUMIRA PER ILIRIAN STRAZIMIRIN

           

Të dashur miq,

Të nderuar dashamirës të komunitetit dibran të Tiranës !

Ju përciellim lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta, në situata të parakohëshme, nga pandemia e covidit, e një prej përfaqësuesve më të nderuar dhe të një prej familjeve të spikatura të komunitetit dibran në Tiranë, e z. Ilirian Strazimiri. 

Iliri, siç njihej nga miqtë dhe kolegët e tij, rrjedhte nga dy familje te nderuar  të Dibrës së madhe, Strazimiri nga i ati dhe nga e ëma, familja Saraçi, të cilët emigruan pas eksodit masiv të muhaxhirëve dibran, si pasojë e agresionit dhe genocidit sllavo-malazes të fillim shek. XX.

Iliri, u  lind në Tiranë, më 13 korrik të 1954, u rrit dhe u edukua pranë gjyshërve  të tij, në rrugën e "Saraçëve", tek Pazari i Ri.

Do të përfundonte shkollën e mesme në gjymnazin e Tiranës, dhe fill më pas, nga viti 1991 deri më 2000 do jetonte dhe punonte në emigracion, në Greqi.

Gjatë viteve të kthimin në Tiranë, hapi një sipërmarrje private, pranë Bulevardit Zog I, stacioni i Trenit.

Aty u lidh akoma më shumë me komunitetin dibran të Tiranës dhe me shoqatën "Bashkësia Dibrane", pasi tek Iliri gjenin derman, për realizimin e aktiviteteve të shoqatës, pasi Iliri i merrte përsipër të gjitha pengesat dhe vështirësitë e realizimit të aktiviteteve të shoqatës Bashkësia Dibrane, në dallim nga ata që mund të ishin dhe skeptik për mbarëvajtjen e veprimtarive të shoqatës.

Me propozimin e kryesise së Shoqatës, Ilir Strazimiri, do të ishte Sekretar i Përgjitshëm i saj nga viti 2004 deri më 2010.

Gjatë kësaj kohe, janë realizuar shumë aktivitete të sferave të ndryshme. 

Një ngjarje historike do të ishte dhe bashkëpunimi i frytshëm i Shoqatës Bashkësia Dibrane me Komunën Dibër e madhe, me Kryetar Dr. Argëtim Fida. 

Ishte 100 vjetori i Kongresit të Dibrës dhe Iliri sëbashku me grupin organizator loboi që ky jubile historik të shkonte mbarë.

Tek studio e Ilirit, mblidheshin personalitete të artit, kulturës, pedagog por dhe njerëz të thjeshtë....

Kur shkoje për ndonjë punë, të merrte malli të shkoje përsëri tek Iliri, pasi kishte një zemër të madhe por dhe bjetet e tij, nuk ndaheshin nga goja e tij.

Largimi i Ilirit, nga kjo jetë nuk hidhëroj pamasë vetëm bashkëshorten e tij, por dhe dy djemtë, Lekën dhe Arbërin, të cilët ecin në gjurët e profesionit të Ilirit, ku i ndjeri, e bënte me aq pasion, korrektësi dhe përkushtim.

Kryesia dhe Këshilli i Shoqatës, humbi një mik, një bashkëpuntor dhe një njeri fisnik, që do të kujtohet gjithëmonë me dashuri dhe respekt !

U prefsh në paqe dhe amshim, Iliri ynë i dashur !


KRYESIA DHE KESHILLI

BASHKESIA DIBRANE